Kim Kardashian ka celulit! Një lajm i dokumentuar me pamje ‘të forta’ që kanë bërë xhiro nëpër botë dhe që i kanë kushtuar yllit të realit show, ikjen e 100 mijë ndjekësve në Instagram, të cilët janë befasuar dhe zhgënjyer.

Fotot e vitheve më të famshme të showbizit, të cilat në fotot e fundit shfaqeshin me celulit, të fotografuara pa dijeninë e saj, gjatë pushimeve në Meksikë, kanë nxjerrë zbuluar ‘normalitetin’ e saj.
Për një herë të vetme nuk ka gënjeshtra dhe filtra dhe Kim gjithashtu ka pikën e saj të dobët.

Vite të tëra me photoshop dhe kirurgji estetike për të treguar perfeksionin e saj, i cili është rrëzuar nga fotot e realizuara nga paparaci.

Kopertinat sensuale, fotografitë erotike dhe intervistat ku ka treguar bukurinë e të pasmeve të saj, tashmë janë një kujtim i largët.

Ajo që mbetet në kujtesë tani janë fotot e fundit ku të pasmet e Kimit janë të mbuluara nga celuliti. Ndoshta Kim ka vendosur të bëjë një kthesë në jetën e saj duke e treguar atë ashtu siç është në të vërtetë.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: