KINË- Kompania Kombëtare ajrore e Kinës, “Air China,” ka pezulluar flurimet nga Pekini për në kryeqytetin e Kresës së Veriut, Pyongyang, që nga orët e vona të së premtes, njoftoi televizioni shtetëror kinez CCTV.
Megjithatë, CCTV nuk raportoi për arsyet pse fluturimet që zhvillohen të hënën, të martën dhe të mërkurën, janë pezulluar.
Fluturimi i fundit në mes të dy qyteteve u zhvillua të premten, me fluturimin e kthimit në Pekin që arriti në mbrëmje, raportoi transmetuesi publik. Kina është aleati i vetëm i madh i Koresë së Veriut, por nuk miraton programet e armëve bërthamore të Koresë së Veriut dhe konfrontimet me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj aziatik.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: