Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

FOTO Kinë, 36 të vdekur gjatë festimeve, vrapuan të merrnin para false

KINË– Të paktën 36 persona kanë humbur jetën gjatë një feste për vitin e ri në Shangai, pasi janë shtypur nga turma që vraponte për të marrë disa para të hedhura nga një ndërtesë. Sipas agjencisë zyrtare kineze të lajmeve, Hsinhua, shumë prej personave humbën jetën pasi u shtypën gjatë një ikjeje masive, pak para mesnatës.

Ndërkohë që raportohet se numri i të plagosurve nga kjo ngjarje është rreth 47.
Incidenti ndodhi rreth orës lokale 23:35, në sheshin ”Chenyi”, në rrethinën historike Shanghai Bund, me pamje nga lumi Huangpu.Shumë nga të vdekurit besohet të jenë studentë, 25 prej tyre gra, raporton media shtetërore. Presidenti Xi Jinping i ka kërkuar qeverisë në Shanghai për të gjetur shkaqet e kësaj ngjarje sa më shpejt të jetë e mundur.

Ndërsa mediat sociale raportuan se ngjarja e rëndë u shkaktua pasi turma e madhe e njerëzve vrapuan duke u shtyrë të merrnin disa para false që u hodhën nga ballkoni i një klubi nate. Të plagosurit u transportuan menjëherë në spital. Ka qenë shumë e vështirë për policinë, të shpërndante më pas njerëzit, për të minimizuar bilancin e kësaj ngjarjeje tragjike.

(m.k/BalkanWeb)



Komente ( 2 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.