KINE-Një aksident shumë i frikshëm me një të vdekur dhe tre të plagosur ka ndodhur në Kinë ditën e djeshme.

Një kamion humb kontrollin duke shembur traun ndarës të korsisë së kundërt, duke përfshirë edhe 4 kamionë të tjera në këtë aksident.

Përplasja ka ndodhur në një autostradë pranë qytetit të Yangzhou.

Gjatë aksidentit, ndoshta të shkaktuar nga reshjet e shiut, një person humbi jetën dhe tre të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë, sipas asaj që raportojnë mediat lokale.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: