Nga: Brikena Metaj

Kisha e Kosinës në Përmet, e dyta për nga vjetërsia në Ballkan do t’i nënshtrohet restaurimit. Një projekt i Institutit të Monumenteve në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Kishën Ortodokse me vlerë 50 milion lekë, parashikon ndërhyrje në pjesën e jashtme dhe të brendshme të kësaj kishe, me qëllim rikthimin e elementeve të autencitetit dhe konsolidimin e pikturave murale.

Sipas ministres Kumbaro, restaurimi i kishave është pjesë e projektit të qeverisë shqiptare për ta bërë Përmetin një ndër zonat më të preferuara turistike.

Ndërhyrja e fundit në këtë kishë mbi 500 vjeçare, monument kulture e kategorisë së parë, daton në vitet ’80, por teknikat e përdorura nuk kanë qenë ato të duhurat.
brikena metaj frasher

brikena metaj frasher 1

brikena metaj frasher 2

brikena metaj frasher 3

brikena metaj frasher 4
Projekti më i fundit parashikon rindërhyrje edhe në këto pjesë të restauruara duke vënë në funksionim teknikat e kohës.

Kumbaro theksoi se projekte të tilla restauruese synojnë nxitjen e turizmit familjar edhe në vende të tilla si Kosina.

Kisha e Kosinës është e njohur jo vetëm si një objekt monument kulture me vlera të rralla kulturore dhe arkitektonike. Ajo u vendos në qendër të vëmendjes në vitin 2011 për shkak të zhvarrosjes së 69 eshtrave shekullore me pretendimin e përfaqësuesve të Kishës Ortodokse se bëhej fjalë për ushtarë grekë.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: