SHKODER – Tre persona janë shpallur në kërkim dhe 1 tjetër është proceduar në gjendje të lirë, pasi u identifikuan nga policia e Shkodrës si posedues të 25.5 kg droge.

Më datë 21.07.2017, nga shërbimet e Seksionit Kundër Narkotikëve ne D. V. P.  Shkodër , në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore,  në fshatin Qerret ,  u gjetën 25.5 kg lëndë e dyshuar narkotike  Cannabis Sattiva e fshehur në një bidon plastik, njofton policia.

Pas veprimeve hetimore të kryera, u proçeduan si posedues të kësaj lënde narkotike shtetasit :

N, 48 vjeç, banues në fshatin Qerret i cili u procedua në gjëndje të lirë. Gjithashtu u shpallën në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasve :- N.N. 46 vjeç, banues në fshatin Qerret – K.N. 44 vjeç,banues në fshatin Qerretn – L.N., 40 vjeç, banues në fshatin Qerret

Materialet hetimore u referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb