SHKODER- Shkatërrohet një grup i shfrytëzimit të prostitucionit në Shkodër. Burime zyrtare nga policia lokale bënë me dije se pas hekurave përfunduan Liza Bela (Chiaravalle), 67 vjeçe, banuese në lagjen Mar Lula Shkodër, e dyshuar se ka kryer veprat penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit, dhe “Mbajtjes se ambienteve për prostitucion” si dhe Halil Bajraktari, 56 vjeç.

Po ashtu nisi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetases F.M, vjeç 41 vjeçe, e dyshuar se ka kryer veprën penale të “Ushtrimit të prostitucionit”.

Burime zyrtare pohuan për ‘BalkanWeb’ se 67-vjeçarja kishte kthyer banesën e saj në një bazë prostitucioni, ndërsa aktiviteti i paligjshëm zhvillohej në lagjen “Mar Lula”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb