SHKODER – Rreth 716 bimë kanabis janë asgjesuar ditën e sotme në Shkodër në fshatin Plan.

Policia thotë se operacioni u zhvillua në vendin e quajtur “Menza” ku droga u gjet e kultivuar në një tokë të hapur rishtas në një zonë malore dhe të pyllëzuar.

“Si rezultat i veprimeve dhe informacioneve të mara në rrugë operative, u bë shpallja në kërkim e shtetasit, P. Sh., 35 vjeç, banues në fshatin Plan, Shkodër, i cili dyshohet se është autor i kultivimit të këtyre bimëve narkotike”, sqaron policia.

Materialet do t’i kalojnë për ndjekje të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb