VLORE– Një i moshuar është mbytur në det në qytetin bregdetar të Vlorës. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Ujë i Ftohtë” dhe viktima është M.H, rreth 76 vjeç banues në Fier. Ai është nxjerrë në breg të detit në gjendje të rëndë, por pas pak minutash ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:
Rreth orës 10:55, në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, në anë të detit është nxjerrë nga uji në gjendje të rëndë shëndetësore një shtetas, i cili pas pak minutash ka ndërruar jetë.

Policia ka bërë të mundur identifikimin e tij dhe trupi i pajetë i përktet shtetasit M.H., rreth 76 vjeç, banues në Fier.

Viktima ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, të cilët kishin ardhur për të pushuar në plazhin e Vlorës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje. Kryhen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e shkaqeve.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: