Klinika robotike me 4 rrota, që mund të shkojë vetë tek pacientët, mund të bëhet realitet në të ardhmen.

Një koncept i ri, i quajtur Aim, synon të revolucionarizojë sistemin shëndetësor me inteligjencën artificiale, duke përdorur pajisje inteligjente në shtëpi si dhe në telefon për të ruajtur të dhënat e pacientëve.

Me klinikat me 4 rrotat, pacientët mund të bëjnë kontrolle shëndetësore edhe pa ndihmën e mjekut dhe iu rekomandon mjekimet që mund
të përdorin. Nëse është e nevojshme mund t’i transportojë edhe me urgjencë në spitalin më të afërt.

Klinika Aim, e zhvilluar nga kompania Artefact, është projektuar me synimin që të kapërcejë disa nga sfidat e sistemit shëndetësor, përfshirë
mungesën e qasjes tek të dhënat e pacientëve si rezultat i burimeve të fragmentuara.

Unike rreth këtij koncepti nuk janë vetëm komponentët individualë: platformat e të dhënave, një makinë me 4 rrota, diagnoza të nxjerra nga
inteligjenca artificiale, disa nga të cilat ekzistojnë aktualisht, por si ata lidhen dhe ndërveprojnë me njëri-tjetrin në një sistem.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb