TIRANE- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se një koalicion i gjerë PD-PS nuk mund të realizohet në vendin tonë.

Një deputet i CDU­së e sugjeroi një gjë të tillë për të realizuar reformat e rëndësishme për Shqipërinë, por Basha tha në “Top Story” se një gjë të tillë është e pamundur.

“Është e pamundur sepse nuk realizohen reformat kështu. Unë them ulje taksash, ai thotë të ngrihen taksat.

Pra një gjë e tillë është e pamundur në Shqipëri dhe vetëm sa do të ndahen pushtetet”, tha Basha.

Kreu i PD­-së tha se marrëveshja me Ramën është vetëm për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe jo për qeverisje

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: