TIRANE– Kryetari i lëvizjes “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, ka folur për qëndrimin që do të mbajë pas sulmeve që po i bëhen mbështetësve të tij nga kreu i PS. Në emisionin “Të Paekspozuarit” me gazetarin Ylli Rakipi në “News24”, Kokëdhima është ndalur tek rasti i Vlorës, ku kreu i Këshillit të Qarkut u shkarkua nga detyra, pasi njihej si mbështetës i tij.

Kokëdhima tha se votimi për shkarkimin e Sadrit Danajt ishte i manipuluar dhe tërësisht i kontrolluar.
Gjatë ditëve të fundit janë vënë re edhe lëvizjet e kreut të PS, Edi Rama për të larguar nga funksionet e rëndësishme mbështetësit e Koço Kokëdhimës.

Kujtojmë se disa ditë më parë, dërgoi drejt Vlorës, ministrin Damian Gjiknuri për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Qarkut, ku edhe u shkarkuar Sadrit Danaj, me pretendimin se kishte humbur besimin e Partisë Socialiste.

Ndërkaq, Koço Kokëdhima ka folur për situatën politike në vend, ngërçin e krijuar, dhe qëndrimin e lëvizjes “Zgjidhja” në të ardhmen.

Me largimin në PS, nuk munguar akuzat e Koço Kokëdhimës për mënyrën sesi Rama e drejton këtë forcë politike.

Rakipi: Si janë raportet tuaja me Ramën?
Kokëdhima: Tashmë situata e krijuar në PS nuk ka lidhje me bazën. Shkarkimi i kreut të Qarkut të Vlorës nuk është diçka normale. Iu dha justifikimi se ke humbur besimin e partisë. Kjo nuk ka lidhje as me ligjin e as me besimin, në mënyrë që të merret një mocion mosbesimi. Danaj është një njëri i biznesit, është i suksesshëm, është edhe një njeri familjar shumë i mirë. Por ai votimi aty është shumë me rëndësi. Ai është një votim tërësisht i manipuluar. Nuk po them për një votë që është flagrante në media, por për të gjitha votat. Të gjithë ata njerëz janë marrë përdhunisht dhe u është thënë të bëjnë shenja të ndryshme votimi, kush me rreth, kush katror, kush me thonjëza. Pra vota ishte e kontrolluar.

Rakipllari: Kokëdhima është nga njerëzit që ka bërë beteja në këtë vend, nuk vjen nga hiçi. Ka bërë vepra pozitive. Kokëdhima nuk është bërë i njohur nga politika, por nga betejat publike që ka bërë. Sot ai atakon PS për mungesë rregullash, për shkëputje nga populli, etj. Rama i cili është sot në PS është një person i mbështetur nga ju që në fillimet e tij. Ju keni goditur Nanon që ky persona të fitojë në PS. Një ndjesë publike do ta kërkoni për këtë pjesë, apo mendoni se Rama është i rregullueshëm? E fundit është çështja e Blushit, i cili kërkoi të kandidatonte përballë Ramës. Nuk ju kam parë ta mbështetni atë.

Kokëdhima: Përsa i përket Blushit, do them se beteja e tij ishte shumë sipërfaqësore. Qendrimi im rreth kërkesës së tij, ka qenë shumë i kthjellët. Jam kam parashtruar Ramës vërejtjen time. PS duhet t’i përmbahet rregullave, dhe nuk i lejohet t’i shkelë. Nëse i mbahemi tezës së kreu i PS që fiton zgjedhjet votëbesohet në kongres, rregullojeni që rregulli të jetë kështu në parti. Isha angazhuar për një reformë të plotë strukturore në parti. Nuk isha për këtë çështje sipërfaqësore, konfirmohet apo jo kryetari në krye të partisë pasi ka fituar zgjedhjet. Unë e kam bërë luftën shumë të plotë e të thellë në PS. Kam debatuar në të gjitha nivelet. Blushi ka kërkuar të kandidojë përballë Ramës, kur Rama dhe të tjerët thonin se kur fito zgjedhjet kryetari rikonfirmohet. Unë kam qenë për këtë. Unë nuk kam sulmuar kurrë njeri për hatër të Ramës. Nëse kam sulmuar Fatos Nanon, nuk e kam sulmuar kurrë personalisht. Nuk e kemi bërë këtë t’i bëjmë luftë Fatosit, që të vijë Rama në pushtet. Siç kemi mbështetur edhe Nanon kur ka bërë punë të mira. Nuk e kam këshilluar kurrë Ramën në mënyrë të gabuar. Kam thënë gjithmonë atë që mendoj. Kam qenë gjithmonë pro respektimit të mendimit ndryshe. As nuk doja të bëhesha deputet, as nuk doja të bëhesha deputet. Lidershipi i PS më ftoi të bëhesha deputet, për nevojë për një mbarëvajtje të koalicionit. Dhe shkatërrova shumë punë të miat për këtë. Nëse rregullat listat i bën kryetari i partisë kjo është një gjë shumë e gabuar.

Rakipllari: Po t’i kishe thënë këto që kur u fute në PS do ishte më i besueshëm…
Kokëdhima: Unë e njihja situatën nga jashtë, jo nga brenda. Të thuash se një parti përgatitet të qeverisë vendin kur vetë nuk ka demokraci të brendshme, nuk shkon. Ndaj kam kërkuar reformim të PS.

Kokëdhima: Këta përfaqësojnë oligarkinë që thotë shoku Fatos. Kur e nisëm lëvizjen Zgjidhja nuk e nisëm për ta bërë parti por e nisëm si platformë për ta reformuar PS-në nga brenda dhe me ligj.

Sot që po diskutojmë sjellja e partisë së udhëheqjes është kjo që thoni ju që janë përpjekur të nxjerrin jashtë debatin. Nuk ka asnjë debat atje. Zgjidhja është 15 mijë anëtarë dhe brenda prillit synon të shkojë 20 mijë anëtarë. Janë të regjistruar në database me sistemet më moderne.

Rakipllari: Janë anëtarë të PS apo të ardhur rishtas?

Në fund të majit do të jemi formacioni i katërt numerik. Kur është një masë e tillë njerëzore nuk është më Koço me një grup të vogël njerëzish, dhe do vendosin ata se çfarë do bëjnë. Me këmbënguljen që PS të pranojë alternativat, nëqoftëse Rama do vazhdojë këtë qëndrim, të gjitha përgjegjësitë për përçarjen e partisë socialiste dhe së majtës do i ketë ai jo Kokëdhima.

Lubonja: Unë e kisha kuptuar Zgjidhjen si një parti që kërkon të zgjidhë situatën e rëndë që është Shqipëria dhe këtë krizën e madhe. nuk e kam përjetuar si zgjidhje për PS-në. Duke bërë partinë më demokratike, mundet që nesër të japë zgjidhje. Le të marrim Blushin që kishte dhe ai një tezë. Blushi ka thënë një fjalë të tillë që këtu ka PS dhe Rilindje. Koço flet baza, baza se mua më duket sikur flet për ata komunistët, një parti që ka idenë sikur ka ato organizatat e partisë të trashëguara nga koha e Enver Hoxhës. ideja e Blushi është që kjo parti u suprimua nga Rilindja. Koçoja u pa si një njeri i Rilindjes. Akuza që i është bërë partisë për mua ka qenë pikërisht kjo që ky eliminoi debatin në parti sepse u bënë të panevojshëm boll të kesh disa njerëz të pasur që kanë media, që të sponsorizojnë. Koço flet për një gjendje katastrofike ku ishte partia.

Kokëdhima: Është një spekulim i plotë.

Lubonja: Kjo është një tezë, ku është Koço? Dhe këtë duhet ta diskutojmë.
Kokëdhima: Rilindja është partia e udhëheqjes. Është ajo pjesa e shkëputur nga baza. Nuk ka lidhje me mua. Unë kam ardhur në PS në maj 2013. Autorësinë e Rilindjes e ka Rama, ta mbajë, t’i dalë për zot, e ta trashëgojë. Unë kam qenë përfaqësues i popullit. Kam fituar respektin e gjithë popullit atje. I kam dhënë fund shumë fenomeneve të ndyra atje. Kam dëgjuar çdo individ e qytetar atje.

Lubonja: Cilat janë idealet e majta?
Kokëdhima: Jeni ju për këtë sistemin e demokracisë që kemi apo jo? Apo jeni kundër kësaj që kemi? Përsa i përket zgjedhjes së përfaqësuesve unë dua t’i zgjedhë baza. Unë jam për respektimin e sovranitetit kombëtar. Mbështes respektin e plotë ndaj njerëzve, dëgjimin e qytetarëve. Siç mund të vijmë tek debati që bëmë për legalizimin e kanabisit. Çfarë quan të majtë ti që edhe këto koncesionet e analizave në spitale t’i bëjnë me koncesion? Unë Lubonja kam aq përgjegjësi sa ti në këto. Unë kam mbrojtur fuqishëm idenë që prona publike të menaxhohet me kujdes. Kam qenë pro ngritjes në nivele të rëndësishme të shërbimeve në shëndetësi, arsim, e më gjerë. Kam punuar me përkushtim të thellë për të përmirësuar situatën në PS.

Si mendoni ju për kërkesën e PD për qeveri teknike?
Kokëdhima: PD e mbolli kulturën e vjedhjes së votës, dhe këta të tjerët nuk e ndryshuar këtë praktikë, e vazhduan atë vazhdë. Ndaj sot nuk ka zgjedhje të lira e të ndershme në vend. Kjo duhet të ndryshojë.

(el.sp/m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: