Natasha Mulaj është zgjedhur sot kryetarja e Kolegjit të Apelimit. Mulaj u zgjodh me votim nën monitorimin e vëzhguesve ndërkombëtarë.

Shtatë anëtarët e Kolegjit të Apelimit votuan për zgjedhjen e Mulajt si kryetare.
295845_2
Në votim morën pjesë Sokol Çomo, Ardian Hajdari, Ina Rama, Luan Daci,  Rezarta Schultz dhe Albana Shtylla.

Lajmi u konfirmua edhe nga drejtoresha e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për reformën në drejtësi, Genoveva Ruiz Calavera, pas një postimi në Twitter.Image

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb