TIRANË- Deputeti Ben Blushi ka deklaruar sot se Kolegji Zgjedhor i ka dhënë të drejtë LIBRA-s të konstatohet si parti me dy deputetë në parlament. Ky vendim është kundër KQZ-së e cila nuk ka regjistruar këtë subjekt politik.

Tashmë sipas Blushit, Kolegji Zgjedhor thotë se KQZ ka thyer ligjin dhe brenda 10 ditësh duhet t’i përgjigjet LIBRA-s. Deputeti i kësaj force thotë se kjo nuk është çështje ligjore dhe as politike por psikike.

“Kolegji zgjedhor vendos pro Libra
Prej me se dy muajsh, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i përgjigjet kërkesës sonë që LIBRA të konstatohet si parti me dy deputetë në parlament, në përputhje me Kodin Zgjedhor dhe Kushtetutën. Sot Kolegji Zgjedhor, pas padisë dhe argumenteve tona konstatoi që KQZ ka thyer ligjin dhe vendosi që brenda 10 ditësh KQZ duhet t’i përgjigjet LIBRA-s. Nuk e di nëse KQZ do t’i bindet vendimit të Kolegjit por çudia është që LIBRA do të marrë pjesë në zgjedhje dhe nuk lejohet, PD nuk do të marrë pjesë dhe shtyhen afatet që të regjistrohet. Nuk është më çështje ligjore, as politike por psikike”, shkruan Blushi.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb