Paris SG mposhti lehtësisht me rezultatin 6-2 skuadrën e Touluse në javën e 3 të kampionatit francez dhe ajo që ra në sy përveç golave të shënuar, ishte edhe spektakli i dhuruar në fushën e blertë të “Parc des Princes”.

Neymar dhuroi shfaqje me 2 gola dhe 2 asiste, por shërbimi që i bëri Kurzawa-s në golin e pestë dhe realizimi i këtij të fundit ishin ekstremisht të një klasi të lartë.

Në minutën e 84-ër Paris SG fiton një goditje këndi dhe braziliani 222 mln eurosh merr përsipër ekzekutimin. Si duket një skemë e provuar shumë herë në stërvitje dhuroi “show”. Neymar e godet topin në mënyrë jo të zakontë, ndërsa në zonë Cavani krijon hapësirat për goditjen spektakolare të Kurzawa.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb