Komentatori kroat i televizionit HRT, Stjepan Balog, ka kërkuar falje publike për fjalët e thëna gjatë komentimit të ndeshjes Dinamo Zagreb-Skënderbeu ku ai i cilësoi shqiptarët si shitës akulloresh.

Pas publikimit të lajmit në Shqipëri, shumë shqiptarë të ofenduar i kanë dërguar mesazhe komentatorit, dhe Balog ka dashur të qartësojë situatën duke i dërguar një email klubit të Skënderbeut. Ky email është bërë publik nga korçarët në faqen zyrtare në Facebook.
komentatori-kroat-470x736
“Kam marrë shumë mesazhe nga njerëz shqiptar të cilët janë të nevrikosur nga komenti im në ndeshjen Dinamo Zagreb – Skënderbeu. Nuk i kam shprehur ato fjalë në kontekstin e parë dhe nuk kam dashur të ofendoj popullin shqiptar.

I kërkoj falje të gjithëve dhe nuk dëshiroj që një frazë e gabuar të ndikojë në miqësinë e mirë mes dy popujve. Unë e di shumë mirë që shumë shqiptarë kanë luftuar për lirinë e Kroacisë.

Ju lutem ta shpërndani mesazhin tim dhe faljen time në gjithë median shqiptare.

Ju falenderoj për mirëkuptimin.”/panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb