TIRANË- Bashkë me këtë të dielë duket se pranvera ka ardhur zyrtarisht në vendin tonë. Qytetarët kanë zgjedhur natyrën për tu ngrohur nën rrezet e diellit, praktikë të cilën e ka zgjedhur edhe vetë kryeministrit i vendit Edi Rama.
Ai nuk ka preferuar të largohet nga Surreli, “katundi i tij” siç e quan, aty ku ka zgjedhur edhe restorantin që i pëlqen më shumë.
Me anë të një fotoje të postuar në profilin e tij në Facebook, shfaqet edhe i biri Zaho. Në foto duket edhe restoranti në zonën e Surrelit të cilit kryeministri nuk ia ka kursyer reklamën.
Kjo ka bërë që në profilin e tij të vërshojnë një sërë komentesh. Disa shprehen se këtë e bën për të përfituar një drekë falas, ndërsa kryeministri ashtu siç e ka zakon, nuk ua ka kursyer përgjigjet.
(m.a/BalkanWeb)