SHKUP- Eurokomisioneri për zgjerim, Johannes Hahn ka paralajmëruar Shkupin zyrtar që të krijojë urgjentisht qeverinë e re maqedonase.

Pas një takimi që zhvilloi me partitë politike maqedonase, Hahn pohoi në profilin e tij në ‘Twitter’ se rruga e BE-së është e hapur për Shkupin, ndërsa sipas tij koha ecën. Ndër të tjera Hahn thotë se është i nevojshëm një qëndrim politik në vend të taktizimeve.

Prej kohësh Maqedonia është përfshirë nga një krizë politike pasi nuk është gjetur konsensusi mes partive për krijimin e qeverisë së re. Po ashtu, platforma shqiptare nuk ka gjetur mbështetje, duke u kundërshtuar dhe nga presidenti Gjergje Ivanonv.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: