Komisioni Apelit në “FIFA” shpëton kombëtaren argjentinase dhe Lionel Messi-n. Pas vendimit të Komisionit të Disiplinës për pezullim me 4 ndeshje të yllit të Barcelonës për ofendim të gjyqtarit në ndeshjen Kili-Argjentinë, “pleshti” ia ka hedhur paq vetëm me një ndeshje, atq që “albiçelestët” luajtën kundër Bolivisë.
fifa
Në këtë mënyrë, Mesi do të jetë i gatshëm për kombëtaren e tij në 4 ndeshjet e mbetura të kualifikueseve të Kupës së Botës “Rusi 2018” ndaj Uruguajit, Venezuelës, Perusë dhe Ekuadorit.

Vlen për t’u përmendur fakti që arbitrat brazilianë të ndeshjes Kili-Argjentinë nuk e kishin përmendur ofendimin e Mesit në raportin e ndeshjes dhe gjithashtu e mohuan diçka të tillë kur u thirrën për të dëshmuar nga FIFA gjatë hetimeve të ngjarjes.

Aktualisht Argjentinës i nevojitet shumë kapiteni i saj pasi pozicioni në renditje në grupin e Amerikës së Jugut është tepër delikat. Për këtë arsye u shkarkua edhe trajneri Edgardo Bauza vendin e të cilit pritet t’a marrë Jorge Sampaoli.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: