Drejtori i përgjithshëm i kompanisë Apple, Tim Cook zbuloi në një konferencë disa nga detajet që do të ketë iPhone 8.

Pritet që të ketë një ekran të ri me ngjyra më të mira, në të cilat dallohet se sa bateri ka celulari prej ndricimit që mban. Nëse do të ketë ndricim të lartë, atëherë kuptohet se bateria është e mbushur, por nëse ekrani fillon të bëhet i zi duhet të marrë mbushet me karikim.

Siri nuk do të funksionojë vetëm për të zbuluar këngë, por do të ketë mundësinë që të përkthejë anglishten nga gjuha kineze, franceze, gjermane, italiane dhe spanjolle.

Do të ketë një program të ri të quajtur ARKit, i cili do të bëjë fotografi reale me rezolucion më të mirë.

iPhone 8 do të vijë në treg nga fundi i shtatorit,ndërkohë që cmimi i tij në Shtetet e Bashkuara mund të jetë rreth 1 mijë dollarë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb