Skuadrat italiane vazhdojnë përforcimet për edicionin e ri 2017-18 dhe “mbret” i merkatos deri më tani pa asnjë dyshim është Milani, por sa vlen kjo kur “kuqezijntë” të cilët kuotohen më koeficientin 7.5 nga kompanitë e baste, si skudra që mund të fitojë titull kampion duke e radhitur në vendin e tretë pas Juventusit dhe Napolit.

Kampioni në fqi i Italisë, Juventus sërish cilësohet favorit për ta fituar “Scudetto-n” duke u koutuar me koeficientin 1.70, kurse Napoli menjëherë radhitet e dyta me koeficientin 5 Nga ana tjetër favorit për të triumfuar në Serie A shihet edhe Roma e cila radhitet menjëherë pas Milanit dhe kuotohet më koeficientin 9, kurse në pesëshen e favoritëve të për të fituar Serie A në sezonin 2017-18 është edhe Inter, ku triumfi i tyre ka kuotën 11.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb