DURRËS – Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në qytetin e Durrësit për të njoftuar nisjen e ndërtimit të kompleksit të parë turistik me 5 yje në Shqipëri në zonën e Gjirit të Lalzit.

Kreu i qeverisë kritikoi qeverinë e kaluar për mungesë vizioni dhe krijimit të kaosit në sektorin e turizmit dhe tha se në këto 3 vite e gjysëm turizmi po merrte një fytyrë të re.

Mungesa e turizmit shpjegimin tek kaosi dhe mungesa e vizionit në Shqipëri. Nuk ekzistonte as struktura hoteliere minimale për të pritur turistët. Një turizëm i zhvilluar me gjeneratorë, me plazhe të rrethuar me tela me gjemba, me ujëra të zeza që derdheshin në det dhe me një varfëri të ambicies. Në këto 3 vite e gjysëm nuk janë bërë mrekullia, se është e pamundur që kaq shpejt të zhbësh gjërat e bëra në çerek shekulli, por kemi ecur përpara për Shqipërinë që duam,” tha Rama.

Gjithashtu kryeministri Rama u shpreh se kishte marrë shkas nga idea e homologut të tij malazez për ndërtimin e strukturave me 5 yje, që sipas të cilit i kishte sjell bumë turistësh vendit fqinj Malit të Zi.

“Nuk e harroj kurrë ç’më tha kryeministri i Malit të Zi për strukturat me 5 yje që e kthyen: Mos harro që unë jam kryeministër prej 20 e kusur vitesh, dhe më është dashur 10 vite që të thyej akullin për të sjellë strukturën e parë. Pas kësaj strukture, erdhi bindja që edhe në Mal të Zi të krijohen struktura të tilla me ambicie të tillë. Brenda 4 viteve nuk do të jetë i vetmi kantier, por 3-4 të tjera që do të sjellin shumë të ardhura në ekonomi. Ky është një investim prej 90 milion eurosh. Ambicja jonë është të kalojmë 1 miliard dollarët. Kemi një nga instrumentat më të rëndëishsëm jo vetëm të rritjes ekonomike, por të rritjes ekonomike me punësim. Sipas statistikave, deri në 2015-n arritëm të gjenerojmë 51 mijë vende pune përmes turizmit. Në këtë rezort turistik menjëherë punësohen 600 persona, por në mënyrë indirekte do tekë 1500 persona. Nga ana tjetër theksoj se falë këtij investimi do jemi në gjendje të nxisim përmirësimin e infrastrukturës së zonës, të aksit që lidh autostradën me zonën. Për të investuar në këtë skemë, mund të inkurajoheni nga ulja e taksës së turizmit, nga 20% në 6%, dhe kështu paratë që kurseni konsiderojini si para të fituara që mund t’i investoni,” u shpreh kryeministri.

Rama falenderoi edhe në spanjisht kompaninë globale të turizmit Melia Group për investimin madhor në faqen e re të turizmit shqiptar

“Shqipëria po bëhet një vend gjithnjë e më atraktiv. Ka një avantazh që është në zhvillim e sipër. Me zi presim të shohim investimin e radhës në zonën e Dhërmiut, për ndërtimin e një rezorti me 5 yje. Jemi në finalizim të proceseve të tjera dhe në Divjakë. Do ndryshohet harta turistike në Shqipëri. Kjo do i japë mundësi jo vetëm rritjes së punësimit, por edhe zonave rurale rrotull. Ju falënderoj, muchos gracias!,” përfundoi fjalën e tij Rama.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: