Ndeshja e fundit e javës së 31 në Superligë mes Teutës dhe Flamurtarit është mbyllur me rezultatin e bardhë 0-0.

Takimi i luajtur në “Niko Dovana” të Durrësit u mbyll me rrjeta të pakrekura si pasojë e pozicionimit të dy skuadrave, ku më mirë preferohej 1 pikë sesa rreziku për të humbur. Kjo pasi diçka e tillë komplikonte qëndrimin e tyre në kategorinë elitare të futbollit.

Ndonëse në fund asnjëra nga skuadrat nuk arriti përfundimisht t’i largohej zonës së ftohtë, pas kësaj ndeshjeje Laçi duket skuadra që rrezikon më shumë për të rënë nga kategoria. Një kompromis në heshtje që lehtëson të paktën edhe një javë Teutën e Flamurtarin.

Aktualisht durrsakët renditen të 6-t me 32 pikë, 1 më shumë se Flamurtari i vendit të 8-të dhe 4-r më shumë se kurbinasit e vendit të 9-të.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: