Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Komunikimi me LSI? Kreu i PD-së: S’ka telenovelë me Lulzim Bashën

Basha me bisnesin

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një lidhje të drejtpërdrejt për Tonight Ilva Tare në ‘Ora News’ ka sqaruar se çfarë është republika e re e propozuar prej tij.
Ai thotë se nuk do të ketë dialog me kryeministrin Edi Rama pa qeveri teknike dhe se zgjedhjet nuk do të zhvillohen duke qenë ai në krye të qeverisë.

Tare: Çfarë është republika e re?
Basha:
Një nga produktet e Republikës së re është që pushtetari ul kokën përpara qytetarit. Do të thotë një shtet ligjor. Një demokraci e vërtetë ku qytetarët të vendosin. Do të thotë një drejtësi e vërtetë ku gjyqtarët dhe prokurorët nuk mbrojnë korrupsionin e zyrtarëve të lartë. Do të thotë konkurrencë e vërtetë dhe jo vetëm një grusht njerëzish që kontrollojnë gjithçka. Çështja e komunikimit politik nuk është më sot çështje estetike. Ju kujtoj se i kam uruar Edi Ramës ardhjen në qeveri. E kam bërë këtë nisur nga koncepti im për demokracinë për rolin e opozitës, qeverisjes. Përgjigja ka qenë barbare; shkelje e Kushtetutës, shkelje e ligjeve, futja e kriminelëve në politikë, kthimin e Shqipërisë në hambar droge. Çështja këtu nuk është estetike, por etike, morale.
Në qoftë se Elvis Roshi ka përdhunuar në grup një minorene unë do ta them këtë dhe të skuqen ata që e kanë emëruar. Në qoftë se Armando Prenga ka plagosur 4 njerëz, unë do ta them këtë.

Tare: Mbani afër zonja dhe zonjusha estetike pranë
Basha:
Këto zonja dhe zonjusha janë ditë për ditë këtu dhe mjafton që media ta hapin pak jo vetëm kur flet kryetari. Këto zonja dhe zonjusha janë shprehur më shumë se unë për Republikën e Re. Edi Rama është në krizë të thellë politike, psikike dhe morale. Qeveria teknike është e vetmja garanci për zgjedhje, jo se duam ne, por kështu e solli Edi Rama. Me pesë palë zgjedhje të prishura dhe me anulimin e reformës zgjedhore…e solli atë këtu.

Tare: Për qeveri teknike duhet të dialogoni…
Basha:
Ndërkohë që ai bën thirrje për dhunë duke kërcënuar për dhunë si në vitin 1997.

Tare: Rama
Basha:
Të vij këtu vetëm për të dhënë dorëheqje. Dialog për t’i hedhur hi sy qytetarëve nuk ka për të patur.

Tare: Për të mbërritur në qeveri teknike
Basha:
Do të qëndrojmë këtu dhe do të rritemi gjithnjë e më shumë….

Tare: Me LSI ka komunikim?
Basha:
Nuk ka asnjë komunikim. Komunikim telenovelë me Lulzim Bashën nuk ka. Nuk ka asnjë komunikim të nëndheshëm apo të mbidheshëm.

Tare: Udhëtimi në SHBA…zyrtare apo private
Basha
: Bilal nuk do të ketë në mes. Një Bilal ke të dënuar. Do të kem takime në Evropë dhe në SHBA dhe do t’ju informoj për këto takime.

Tare: Çfarë ju kanë kërkuar ambasadorët?
Basha:
Vetëm nëse ka një pakt kombëtar për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ka disa ambasadorë që e kanë mbështetur publikisht. Kjo nuk është furtunë në gotë uji, është një krizë e thellë që ka dalë në sipërfaqe.

Tare: Çfarë parashikon pakti kombëtar?
Basha:
Një pakt politik të të gjitha partive politike për një qeveri teknike për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Tare: Mos po humbisni kohë për të bërë fushatë?
Basha:
Zgjedhje me Edi Ramën kryeministër nuk do të ketë as me 18 qershor dhe as me 18 tetor.
(ed.me/BalkanWeb)



Komente ( 3 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.