TIRANE-Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka vendosur të japë 20 mijë dollarë ndihma ekonomike për familjet e përmbytura disa ditë më parë në Maqedoni, ku gjetën vdekjen dhjetëra persona, mes tyre edhe shqiptarë.
Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, ka thënë se kreu i KMSH-së, Skënder Bruçaj do të shkojë vetë në Maqedoni për të dorëzuar ndihmat ekonomike në vlerë monetare për familjet e dëmtuara. “Jemi solidarizuar me familjet e viktimave në fatkeqësinë e Shkupit”, tha Gurra.
Nga permbytjet e gushtit te ketij viti ne Maqedoni gjeten vdekjen 25 persona, shumica shqiptare. Lagje te tera u mbyten nga uji dhe balta qe solli me rrembim me lumi Vardar.
(d.b/BalkanWeb)