TIRANE- Kreu i Biznes Albania Luan Bregasi dhe ai i dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka kërkuan që qeveria t’i japë fund sa më parë marrëveshjes për koncensionin e skanimit në Dogana. Në emisionin “Të bësh ekonomi”, në News24, ata shkuan edhe më tej, teksa kërkuan dënimin e zyrtareve që e kanë nënshkruar këtë marrëveshje.
Kreu i Biznes Albania Luan Bregasi kërkoi që shoqatat e biznesit të kallëzojnë penalisht ish-ministrin e Financave Ridvan Bode.
“Ne si shoqatë do ta artikulojmë shqetësimin tonë, të gjithë janë kundër këtij ligji, së dyti mendojmë që shoqatat tona duhet të bëjnë kallëzim penal edhe për ish- ministrin e Financave që e ka bërë këtë projekt. Ne duhet të bëjmë në Shqipëri një model, që një qeveritar të dënohet, të burgoset sicç kërkojnë të burgosin edhe një biznesmen që bën evasion”,- tha Bregasi.
Ndërsa kreu i dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka akuzon qeverinë që e ka kaluar në heshtje, rishikimin e marrëveshjes me rapiscan. “ Qeveria shqiptare nuk u tregua transparennte në analizës e efekteve dhe pasojave të kontratës së koncesionit të lidhur nga qeveria Berisha duke mos nxjerrë edhe përgjegjësit që e lidhën atë kontratë dhe nga ana tjetër e kaluan në heshtje këtë marrëveshje dhe krijuan këto pasoja. Është mëse normale që qëndrimi i bizneseve të jetë i ashpër. Ne jemi të gjithë koshient se të bësh biznes në Shqipëri është sakrificë shumë e madhe sepse jemi të neglizhuar në dëgjesa, në propozime ligjore, në marrëdhënie partneriteti dhe të dënuar në pagesa”.
(News24/BalkanWeb)