VLORE– Një 60 vjeçar është plagosur nga vëllai i tij me mjete të forta dhe prerëse pas një konflikti për motive të dobëta në fshatin Dukat të Vlorës.

I plagosuri është F.J, rreth 60 vjeç, banues në fshatin Dukat, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e vëllait të tij, shtetasin Z. Jazoj, rreth 63 vjeç, si autorin e dyshuar në lidhje me ngjarjen.

Vazhdojnë veprimet e mëtejshme procedurale në lidhje me arrestimin e tij. Dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta në stanin e tyre në fshatin Dukat, Orikum.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: