Një kongresmen meksikan vendosi të sfidonte Presidentin amerikan Donlad Trump duke u ngjitur mbi murin e kufirit që e ndan Meksikën me SHBA-në.

Ai e bëri këtë për të ilustruar se pse vendimi kontrovers i Trump për murin mes dy vendeve është “i panevojshëm” dhe “totalisht absurd”. Braulio Guerra, një kongresmen i qytetit të Queretaro-s, hodhi në Tëitter disa foto dhe një video të vetes kur ndodhej mbi murin e lartë që ndan SHBA-në me qytetin e kufirit meksikan, Tijuana.

“Isha në gjendje ta kaloja atë, dhe të ulesha mbi të,” tha Guerra në video. “Do të ishte shumë e lehtë për mua të kaloja në SHBA, gjë që tregon se ky mur është shumë i panevojshëm dhe totalisht absurd,” tha ai. Në një nga fotot e postuara në Tëitter nga Guerra, duken edhe dy persona të tjerë të ngjitur mbi mur.

“E shikoni? Mund ta ngjisësh murin shumë thjeshtë. Unë e ngjita atë në Tijuana, një nga pjesët më të larta, imagjinoni ç’do bënin të rinjtë e shkathët”.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: