Patrik Schick është futbollisti më i ri i Juventusit.

Çeku që shkëlqeu këtë sezon me Sampdorian dukë shënuar 13 gola në 35 ndeshje kishte nënshkruar më parë një kontratë me “zonjën e vjetër” për transferimin e tij në Torino, por gjithsesi vetëm sot është paraqitur në qendrën mjekësore të klubit ku i është nënshtruar testeve fizike, raporton “Gazzeta dello Sport”.
shick
Ai konsiderohet si një futbollist me shumë talent dhe Juventusi nuk ka dashur të presë edhe një vit për shërbimet e lojtarit, por e ka transferuar që sot në Torino, ndryshe nga ç’kishte vendosur më parë për t’a lënë edhe një vit në “Luiggi Ferrara”.

Momentalisht sulmuesi është i grumbulluar me kombëtaren çeke të 21-vjeçarëve për shkak të Kampionatit Europian që po zhvillohet në Poloni.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb