Elis Bakaj pritet të niset sot bashkë me menaxherin e tij, Uliks Kotrri, drejt Malajzisë së largët, aty ku e pret një kontratë faraonike.

“Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se fantazisti që mbylli sezonin mes polemikave te Vllaznia, sipas të gjitha gjasave do të firmos me klubin e Perakut në ditët e ardhshme. Ka disa javë që lojtari po negocion me drejtuesit e klubit ku në sezonin e kaluar u aktivizua shkodrani Xhevahir Sukaj.

Paraqitja e mirë e sulmuesit që luan aktualisht te Partizani, ka bërë që klubi aziatik të hedhë sytë sërish nga tregu shqiptar. Kësisoj, Bakaj pritet të firmosë një kontratë 1-vjeçare, nga e cila do të marrë 20 mijë dollarë në muaj./panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: