Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Korça gati të ndezë atmosferën e Festës së Birrës, starton edicioni i 11-të. Ja risitë (Video)

birra Korca

Korça bëhet gati të ndezë atmosferën në Festën e Birrës. Përgatitjet janë drejt fundit për realizimin e edicionit të 11-të të festës tradicionale ku do të shijohet birra e do të festohet deri në orët e para të mëngjesit për 5 net me radhë.

Panorama e bukur e sheshit në krah të stadiumit do të hijeshohet edhe më tepër nga ajo që prej vitesh mban lart emrin e këtij qyteti, Birra Korça emri i së cilës lakohet në çdo cep të botës.

Birra e parë shqiptare do të dominojë në 13 stendat e vendosura rreth sheshit kryesor dhe në krah të skenës atje ku atmosfera e nxehtë mund të shuhet vetëm me birrën Korça. Risia e këtij viti është se festa do të shtrihet edhe në Pazarin e Vjetër të Korçës.

Gjithçka nis mbrëmjen e kësaj të mërkure, rreth orës 20:30 për të vijuar deri të dielën.
Me mijëra vizitorë vendas e të huaj do të mirëpriten këto ditë dhe net në qytetin e serenatave për të shijuar veçanërisht birrën e parë shqiptare, por edhe për t’u bërë pjesë e argëtimit, duke marrë më të mirën e qytetit të Korçës, por edhe të vendit tonë, përmes muzikës dhe gatimeve tradicionale.

Hotelet janë thuajse të gjitha të rezervuara. Festës nuk do t’i mungojnë as përfaqësitë diplomatike të cilat tashmë janë kthyer në pasionantë të kësaj feste, duke u kthyer në vizitorë të përvitshëm.

Një tjetër skutë e veçantë e kësaj festë do të jetë lokali veror i Birrës Korça. Aty ku kjo birrë shoqërohet me serenatat dhe kërnackat, të dy elementët identifikues të qytetit juglindor, për të marrë me vete gjithë shijen e kësaj zone.

(m.k/BalkanWeb)


KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.