KORCE- Për të 10 vitin me radhë, Korça ka mirëpritur Festivalin e Karnavaleve, ku personazhe të ndryshme kanë pushtuar qendrën e qytetit, ndërsa pjesë e aktiviteteve siç ndodh gjithnjë në këtë qytet ishte dhe “Birra Korça”.

Bashkë me Karnavalet, Korça hapi dhe sezonin turistik për këtë verë, që pritet të jetë e mbushur me aktivitete.

Parada shumë-ngjyrëshe e karnavaleve solli këtë viti performancën e 28 grupeve, të cilët pasi marshuan në bulevardin e Korçës kanë ofruar performancat e tyre në sheshin para katedrales.

Pjese e veprimtarive ishte dhe muzika klasike, kërcimet, ballot me maska, pa lënë pas serenatat e bukura korçare.

Korça gjate viteve të fundit është kthyer në një prej destinacioneve të rëndësishme turistike të Shqipërisë, ndërsa edhe këtë vit numri më i madh i turistëve pritet në kulmin e veprimtarive të sezonit turistik, që shënohen me festën e “Birrës Korça”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb