KORÇË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qarkun e Korçës, ku një efektiv policie ka vrarë veten në një qendër votimi. Burime për “BalkanWeb” bënë me dije se ngjarja ka ndodhur në qendrën e votimit 3733 të fshatit Dishnicë në Korçë në ambientet e jashtme të qendrës së votimit.

Polici i vetëvrarë është inspektor Ameli Vila, 50 vjeç, banues në Maliq. Sipas të dhënave nga polica 50-vjeçari ka vrarë veten me armën e shërbimit, ndërsa mësohet se e ka ndërmarrë aktin ekstrem gjatë kohës që ishte në shërbim. Dyshohet se Vila ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike për shkak të disa problemeve por ende nuk ka detaje.

NJOFTIMI I POLICISË:
Korçë Informacion paraprak:
Më datë 24.06.2017, jemi njoftuar se në fshatin Dishnicë, në ambjentet e jashtme të shkollës 9-vjeçare, dyshohet se ka vrarë veten me armën e shërbimit, punonjësi i policisë A.V, 50 vjeç, banues në Maliq, i caktuar me detyrë për ruajtjen e këtij objekti zgjedhor QV.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

0769574c-d6a9-485c-92e1-d518cc4adb49
ebe8a213-55fd-4fc1-b656-0f3c02eb54fb

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb