SEUL– Të përballur me realitetin e pasigurisë në botë, duke marrë shkas nga një sërë ngjarjesh si referendumi për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian apo zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në përvjetorin e parë të Deklarimit të Paqes dhe Ndalimit të Luftës në Korenë e Jugut, u diskutua për një qasje rreth paqes ndërkombëtare.

Në konferencën e organizuar në Seul nga organizata “Aleanca Botërore për Paqe Ndërfetare” (HWPL), pjesë e Departamentit të Kombeve të Bashkuara për Informimin Publik, morën pjesë një numër i madh personash, figura ndërkombëtare e krerë shtetesh.

Në këtë konferencë u theksua sërish rëndësia e lëvizjes për paqe botërore nëpërmjet fushatës ligjore, për të vendosur parimet e një ligji ndërkombëtar për paqe nëpërmjet prezantimit të një rezolute të Kombeve të Bashkuara të bazuar në Deklarimin e Paqes dhe Ndalimit të Luftës.

Kreu i organizatës HWPL, Man Hee Lee theksoi se vendosja e paqes nuk është një detyrë personale por i përket kujtdo si një qëllim i përbashkët i komunitetit botëror. Ai tha se feja duhet të luajë rolin e urës lidhëse për paqen dhe jo të shërbejë si bërthamë për konfliktin dhe dhunën duke, shtuar se orientimet tona duhet të jenë në shërbim të paqes.

Në progres raportin e bërë nga kjo organizatë, u shpjegua rëndësia e projekteve për paqe të HWPL-së, ku theksohej së qëllimi është që t’i jepet fund luftës dhe të krijohet një botë me paqe të përjetme. Sipas HWPL kjo mund të realizohet duke u shndërruar të gjithë në lajmëtar të paqes.

(Përktheu:Juliana Knezi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: