Koreja e Veriut përsëriti sot se provat me raketë balistike të afta për të rënë në SHBA, ishin një “paralajmërim i ashpër” për Uashingtonin, kundër një raundi të ri sanksionesh ndaj Pheninait.

Deklarata e Phenianit vjen disa orë pasi dy avionë bombardues të Forcës ajrore Amerikane fluturuan mbi gadishullin korean, të shoqëruar nga avionë luftarakë japonezë dhe koreanojugorë, në një demonstrim force ndaj kërcënimit të Koresë së Veriut.

Ndërkohë, Agjencia amerikane e Mbrojtjes nga Raketat tha se ka kryer me sukses provën e 15 për rrëzimin e raketave balistike me rreze të mesme veprimi, përmes sistemit të mbrojtjes nga raketat në lartësi. Sipas ushtrisë, objektivi-provë, një raketë e hedhur nga një avion luftarak mbi Oqeanin Paqësor, u dallua dhe u interceptua nga sistemi i mbrojtes nga raketat me bazë në Alaskë.

Shefi i Agjencisë ushtarake të Mbrojtjes nga Raketat, gjenerali Sam Greaves, tha se të dhënat e grumbulluara nga provat do të përmirësojnë aftësinë e SHBA përballë kërcënimeve nga raketat, njofton Voa.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: