Janë 70 artistë të rinj nga Gjermania që do të paraqesin muzikën sfiduese korale nga pesë shekujt e fundit në Tiranë dhe Shkodër.

Në turneun e koncerteve të këtij viti përmes Bullgarisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë, e njohur me emrin NEUE KAMMERCHOR Heidenheim, 70 këngëtarët nga Gjermania jugore do të performojnë në Tiranë dhe Shkodër.

Sipas njoftimit të ambasadës gjermane në Tiranë, të rinjtë e shkollës së muzikës Heidenheim nën drejtimin e Thomas Kammel do të interpretojnë një program të larmishëm të pjesëve të shenjta dhe laike nga pesë shekujt e fundit nga materialet arkivore të tyret, të cilat do i paraqesin në koncertet perkatëse:

– Në Tiranë te Katedralja e Shen Palit (21 qershor, ora 19:00) së bashku me korin e Liceut Artisik “Jordan Misja” në Ditën Ndërkombëtare të Muzikës që festohet në të gjithë botën; Koncerti do të dirigjohet nga Thomas Kammel dhe dirigjente Mira Alliu
– në Kishën Ortodokse Zemra e Krishtit (24 qershor, ora 19:00 ).
– Më 22 qershor, kori gjerman jep një koncert në orën 19:00 në Katedralën Shen Shtjefni, Shkodër.

KAMMERCHORI i ri në Heidenheim është një kor me zëra të rinj të zgjedhur. Tashmë ai ka arritur sukses të madh në garat ndërkombëtare që në vitin 2005, 11 diploma ari, dy diploma argjendi. Gjithashtu përfshihen edhe disa çmime brenda Gjermanisë, më së fundi për herë të pestë “Çmimi i Korit të Gjuhës Gjermane të Landit Baden-Ëürttemberg”.

Çdo vit, kori ndërmerr një turne të madh koncertesh dhe deri tani ka shkuar në Armeni, Letoni, Belgjikë, Francë, Itali, Argjentinë, Afriken e Jugut, Namibi dhe Brazil. Rregullisht, kori angazhohet për ngjarje të mëdha dhe është bërë kështu ambasador i qytetit të Heidenheimit dhe e gjithë Gjermanisë.

Këngëtarët e rinj nga Gjermania jugore gjatë qëndrimit të tyre një-javor nuk do të njohin vetëm kulturën dhe peizazhin natyror dhe resurset turistike te Shqipërisë, por edhe dy kore prestigjioze në vend, korin e universitetit te Arteve drejtuar nga Prof. Suzana Turku dhe korin e Liceut Artistik Jordan Misja drejtuar nga Mira Alliu dhe bashkërisht do të mësojnë dhe të këndojnë kënge në shqip dhe gjermanisht./ATA/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: