TIRANE-Kandidati për kryebashkiak në Tiranë, Halim Kosova u shpjegoi banorëve të rrugës së Durrësit planin e tij për arsimin në Tiranë. Kosova po ndalet në lagjet e qytetit për të prezantuar projektin e tij për Tiranën.

“Në 10 shkolla të reja është llogaritur që të strehohen rreth 7200 nxënës dhe 34 shkolla të tjera të rikonstruktohen, të ketë bibloteka dixhitale, të ketë ambiente për stomatologun për vizita, për psikologun me ndjek disa parametra në mënyrë që me i kap në kohë problemet shëndetësore ose parandalimin. Ne kemi llogarit edhe një lloj fondi edhe për trajnimin e mësuesve për ngritje profesionale. Aty ku shihet përreth shkollës që mund të ketë terrene ku nuk ndërtohet gjë ose ka një pronar bashkia tia marrë, tia blejë pronarit ku ai nuk bën dot asnjë lloj aktiviteti për shumë arsye, tia blejë në mënyrë që të zgjerojmë mundësitë për kohën e lirë të nxënësve”, tha Kosova.

Ndërkohë në një takim me banorët e zonës së Kodrës së Priftit, Kosova u ndal tek projektet e infrastrukturës.

“Ai ujësjellsin e vendos në mes të rrugës. Nuk vendoset ujësjellsi në mes të rrugës. Ujësjellsi vendoset anash”, thotë një banor.

“Nuk do firmos gjë pa e pas në dorë mbaje mend siç e kam bërë gjithë jetën”, tha Kosova.

“Të keqen më të madhe ne e kemi nga kanalizimet e ujërave të zeza”, thotë banori.

“Ky është ndërtimi i rrjetit të kanaleve të ujërave të zeza dhe kanaleve të ujërave të bardha. Eshtë për gjithë lagjen jo për një rrugë domethënë kur të merret me u bë do merret si bllok dhe jo vetëm një”, tha Halim Kosova.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: