KOSOVE-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, kanë shprehur gatishmërinë që të dërgojnë trupat nga Emergjenca Civile e FSK-në në Shqipëri, Mal të Zi dhe Kroaci, për t’u ofruar mbështetje në menaxhimin e zjarreve që kanë përfshirë tash e disa ditë këto shtete.

Burime të Telegrafit tregojnë se presidenti Thaçi tashmë u ka ofruar ndihmën e FSK-së këtyre shteteve, përmes përfaqësive të tyre në Prishtinë.

Edhe gjenerali Rama, sipas këtij burimi, është shprehur i gatshëm të dërgojë trupat e FSK-së në këto shtete, të cilat janë të përgatitura për fatkeqësi natyrore.

Telegrafi ka kontaktuar me kabinetin e presidentit Thaçi, por zyra e informimit e Presidencës as nuk ka pohuar dhe as mohuar, mirëpo kanë thënë se do të japin informacione gjatë ditës për këtë çështje.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: