Duke marrë shkas nga publikimi i videos së arrestimit të tre tatimorëve, që i morën lekë një biznesi në Spille të Kavajës, një komentues nga Kosova ka denoncuar tek kryeministri, Edi Rama faktin se kishte qenë me pushime në Jug të Shqipërisë dhe se gjatë qëndrimit të tij 7 ditor kishte marrë nga bizneset vetëm 1 kupon tatimor.

“Zotri Kryeminister, sa jemi te tatimet, kur do beni ndonje reforme tatimore, pasi qe une jam nga Kosova dhe per 7 dite qendrim ne Jug te Shqipërise mora vetem nje kupon tatimor. Imagjino sa humb shteti ne këta muaj turizmi”, – i ka shkruar komentuesi, Ramës.

Në përgjigjen e tij shefi i qeverisë i tërhoqi vëmendjen e mosdenoncimit të rastit, pasi nëse sipas tij do kishte ndjekur rrugën e biznesmenes në Spille të Kavajës që denoncoi direkt tek ai tatimorët e prangosur tashmë, edhe pronarët e lokaleve në Jug do të pësonin të njëjtin fat.

“Nuk duhet të ikje pa marre kuponin Hax dhe nëse s’ta jepnin duhet të bëje fiks atë që bëri ajo zonja që i çoi në pranga këta batakçinj”, – i shkruan Rama.
ramiu 3
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb