Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka reaguar ndaj deputetëve të cilët sot nuk arritën që ta miratojnë Projektligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale.

Në një reagim në ‘Twitter’ ambasadori tha se ndihet i zhgënjyer me politikanët në Kosovë që nuk e kanë miratuar këtë projektligj. “I zhgënjyer me udhëheqësit e Kosovës që nuk grumbulluan votat që të mbyllin boshllëqet të cilat lejojnë që politikanët që shfrytëzojnë lidhjet e tyre për t’i shpëtuar burgut”, ka shkruar Delawie.

Projektligji në fjalë ka dështuar të kalojë në Kuvendin e Kosovës për shkak të mungesës së kuorumit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: