Gjatë kësaj jave u mbajt seanca konstituive për zgjedhjen e kryeparlamentarit, por që nuk arriti të përfundohej me sukses.

Analistë politikë vlerësojnë se zgjidhja më e mirë e kësaj situate do të ishte që të konstituohet Kuvendi, por ata nuk i përjashtojnë si mundësi edhe zgjedhjet jashtëzakonshme, si shkak i kalimit të afateve.

Analisti politik Haki Abazi deklaron se sjellja e paparashikueshme e subjekteve politike është pasojë e një polarizimi të skajshëm, tradhtive që kanë ndodhur në të kaluarën dhe mungesës së një konsensuesi minimal nacional për të ecur tutje.

Ndërsa, analisti politik Ramush Tahiri, deklaroi se nëse kalohen afatet pa propozime konkrete të emrave, atëherë kjo situatë do të na dërgoj drejtë zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Kujtojmë se edhe në legjislaturën e kaluar kemi pasur një varg bllokadash nga subjektet politike si shkak i polarizimeve për çështje të ndryshme. /Tribuna Channel/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb