KOSOVË- Kryetar i LDK-së, Isa Mustafa, ka njoftuar se ka zhvilluar takim me kryetaret e degëve në Kosovë, për të bashkërenduar veprimet dhe axhendën për fushatën parazgjedhore dhe për ta bërë listën e kandidatëve për deputetë.

Sipas tij, ata kanë rënë dakord që të kenë veprimtarë të LDK-së, njerëz që e kanë përkrahjen e anëtarësisë, të rinj dhe gra, figura të cilat mund të vijnë nga shkenca dhe shoqëria civile.

Ndërkaq, i pyetur për mundësinë që të bëhen koalicione parazgjedhore me njërën prej partive, Mustafa nuk ka bërë përjashtim për asnjë parti, përveç me PDK-së, duke thënë se njëanshëm e prishi koalicionin qeverisës dhe se e futi vendin në gjendje jo të mirë.

Për partitë tjera Mustafa tha se është i hapur dhe se koalicionet do të ndërtohen në bazën e besimit reciprok.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: