Për kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa, FSK-ja është krejtësisht e përgatitur për t’u transformuar në Forcë të Armatosur.
“Në asnjë rast nuk jemi të lidhur me listën serbe nëse e dëgjojmë vullnetin e tyre për ta bërë ushtrinë apo jo, por jemi të lidhur me partnerët strategjikë dhe me ta do të koordinojmë çështjen e Forcave të Armatosura”, ka thënë Mustafa.

Ai shtoi më tej se ne kemi misionet këshillëdhënëse dhe të NATOS dhe dy misione të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të cilat punojnë rregullisht me FSK-në. “Misionet e Shteteve të Bashkuara punojnë në përgatitjen e FSK-së të shndërrohet në Forcë të Armatosur dhe vlerësimet janë se FSK-ja është krejtësisht e përgatitur”, tha ai.

Mustafa theksoi se ajo që është dhënë si qëndrim, është se FSK-ja duhet transformuar në Forcë të Armatosur nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: