KOSOVË- Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën do të kandidojnë bashkërisht në zgjedhjet e 11 qershorit. Lajmi është konfirmuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës.

Mediat kosovare raportojnë se marrëveshja mes këtyre subjekteve është arritur para orës 00:00, dhe pritet qe të aplikojnë zyrtarisht për koalicion parazgjedhor. Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, pritet të jetë kandidat i koalicionit parazgjedhor PDK-AAK-NISMA për kryeministër.

Mediat kosovare bëjnë me dije se marrëveshja është arritur për këtë dhe për pak minuta lista do të dërgohet në  KQZ dhe mësohet se bartësi i listës do të jetë Kadri Veseli.

Ndër të tjerash, deri më tani, Vetëvendosje është partia e vetme që nuk ka bërë marrëveshje për koalicion me ndonjë subjekt tjetër.

Lidhja Demokratike e Kosovës e Isa Mustafës dhe Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit bashkuan forcat. LDK dhe AKR kanë arritur marrëveshje për koalicion parazgjedhor. LDK ka lidhur koalicion gjatë ditës edhe me partinë Alternativa, që udhëhiqet nga Mimoza Kusari-Lila dhe me Lëvizjen për Drejtësi.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb