TIRANE– Përmes një deklarate për mediat, zëdhënësja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i bën sërish thirrje partive politike të dorëzojnë në mënyrë urgjente propozimet për komisionerë, pasi koha nga mbajtja e zgjedhjeve të 25 qershorit është e limitur.

KQZ apelon partitë që të dorëzojnë urgjentisht listat emërore pasi 16 KZAZ nuk kanë përmbyllur ende listat me komisionerët.

Deklarata e plotë: 

Në zbatim të nenin 100 të Kodit Zgjedhor, nesër, ditën e shtunë, fillon shpërndarja e materialeve zgjedhore nga KZAZ-të drejt Qendrave të Votimit, procesi i cili duhet të përmbyllet 15 orë para hapjes së votimit.

Ky proces i rëndësishëm po vihet në rrezik partitë politike të cilat nuk po depozitojnë propozimet për komisionerët e qendrave të votimit.

Edhe pse jemi në limitet e fundit kohore për të bërë emërimet e komisionerëve të qendrave të votimit, nga informacioni i përditësuar rezulton se 16  KZAZ nuk kanë përmbyllur emërimet e anëtarëve të KQV-ve. Konkretisht:

1- Qarku Shkodër, nuk kanë emëruar anëtarët e KQV-ve;

KZAZ 2 –  PS, PD, PR nuk kanë dorëzuar listën emërore me dokumentacionin shoqërues për komisionerët.

KZAZ  3 –  PR nuk ka dorëzuar listën emërore me dokumentacionin shoqërues për komisionerët.

KZAZ 4 – PD,PS nuk kanë dorëzuar listën emërore me dokumentacionin shoqërues për komisionerët.

KZAZ 5 – PD, PS, PR nuk kanë dorëzuar listën emërore me dokumentacionin shoqërues për komisionerët.

2- Qarku Lezhë, nuk kanë emëruar anëtarët e KQV-ve;

KZAZ 12 dhe  KZAZ 13 – PR nuk ka dorëzuar listën emërore me dokumentacionin shoqërues për komisionerët.

2- Qarku Elbasan, KZAZ të cilat ende nuk kanë emëruar anëtarët e KQV-ve.

KZAZ 47-48-50  – PD, LSI, PS, PR nuk kanë dorëzuar listën emërore me dokumentacionin shoqërues për komisionerët.

KZAZ 49 – PD nuk ka dorëzuar listën emërore me dokumentacionin shoqërues për komisionerët.

3- Qarku Durrës,  nuk kanë emëruar anëtarët e KQV-ve;

KZAZ 21-  PD, LSI, PS, PR nuk kanë dorëzuar listën emërore me dokumentacionin shoqërues për komisionerët.

KZAZ 22, KZAZ 23, KZAZ 24 – PR nuk ka dorëzuar listën emërore me dokumentacionin shoqërues për komisionerët.

4- Qarku Fier, nuk kanë emëruar anëtarët e KQV-ve;

KZAZ 56 – PD, PR, nuk kanë dorëzuar listën emërore me dokumentacionin shoqërues për komisionerët.

5- Qarku Korçë,  ende nuk kanë emëruar anëtarët e KQV-ve;

KZAZ 67 –  PD, PS, PR nuk kanë dorëzuar listën emërore me dokumentacionin shoqërues për komisionerët.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kërkon partive politike që të mos bëhen pengëse për administrimin e procesit zgjedhor, dhe të dorëzojnë urgjentisht listat emërore për komisionerëte QV-ve me dokumentacionin përkatës pranë KZAZ-ve të sipërcituara.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: