TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i kërkoi sot partive politike që brenda datës 31 mars të dorëzojnë raportet financiare vjetore të vitit 2016.

Zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj, deklaroi të shtunën se sipas ligjit, partitë politike dorëzojnë raportet financiare vjetore një herë në vit, pranë KQZ, dhe ato duhet të jenë sipas rregullave për raportimin e financimit, për monitorimin, mbikëqyrjen dhe auditimin financiar të partive politike.

Gjithashtu, raportet duhet të përmbajnë informacion të hollësishëm për burimet e financimit, për shpenzimet, per subjektet e lidhura, drejtpërdrejtë ose tërthorazi, me partitë politike apo që kontrollohen prej tyre, etj.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: