TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), miratoi të premten regjistrimin e Partisë Demokratike dhe të Partisë Republikane si subjekte zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.

PD u regjistrua gjithashtu si subjekt zgjedhor edhe për zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie në Kavajë.

Komisioni Zgjedhor regjistroi si subjekt zgjedhor dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim që do të konkurrojë për zgjedhjet për kryebashkiak në Kavajë.

Regjistrimi i dy partive të djathta, PD dhe PR, erdhi pas vendimit të opozitës për futjen e saj në zgjedhje.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: