Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

KQZ “rrëzon” PS-LSI, nuk shtyn afatin për regjistrimin e koalicioneve zgjedhore

kqz

TIRANE– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas rreth dy orë diskutimesh ka vendosur që të mos e shqyrtojë fare kërkesën e dorëzuar një ditë më parë nga PS dhe LSI, për të shtyrë me tetë ditë afatin për regjistrimin e koalicioneve për zgjedhjet e 18 qershorit.

Gjatë mbledhjes së sotme, kreu i KQZ-së Denar Biba ka theksuar se ky institucion nuk ka pse të marrë një vendim për këtë kërkesë.

Ai ka thekuar se nuk ka bazë ligjore që e detyron KQZ-në të marrim një vendim për këtë çështje. Biba tha se përtej datës 29 prill nuk ka më kohë për manovra politike.

“KQZ nuk duhet të marrë një vendim të njëanshëm. Ne nuk kemi pse të marrim një vendim për këtë kërkesë, nuk ka bazë ligjore që na detyron të marrim një vendim. Kërkesën e çmoj, por KQZ nuk duhet të marrë vendim. Nëse KQZ merr vendim duhet të jetë unanim gjithë përfshirës. PS e LSI japin argument politik dhe jo juridik. Ne nuk jemi interpretues shabllon të ligjit, por paguhemi për të mbrojtur interesin e publikut”, tha Biba.

Sakaq, ai ka theksuar se nëse opozita nuk merr pjesë në zgjedhje, proces do të ketë, por këto zgjedhje nuk do të jenë të mirëfillta.

“Opozita është në çadër, dhe ne nuk bëjmë dot një vesh shurdh e një sy qorr. Pa opozitën do ketë proces, por jo zgjedhje të mirëfillta”, u shpreh kreu i KQZ.

(el.sp/BalkanWeb)



loading...

Komente ( 2 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.