Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se nëse Ramush Haradinaj nuk votohet për ta votuar qeverinë, atëherë alternativë mbetet shkuarja në zgjedhje e jashtëzakonshme.

“Alternativa reale e mosvotimit të mandatarit të parë, janë zgjedhjet e jashtëzakonshme. Nëse ne, me 39 deputetë paskemi vështirësi me krijim, nuk ju vije rendi atyre me 29 e 32”, tha ai në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit.

Por, Krasniqi shprehu bindjen se Haradinaj i ka së paku 61 numrat e nevojshme për ta bërë qeverinë, madje thotë se ata i kanë edhe emrat e deputetëve që do ta votojnë qeverinë Haradinaj.

“Po, unë i di kush janë deputetët që do ta votojnë qeverinë e zotit Haradinaj, që e kanë konfirmuar një gjë të tillë. Dhe më vjen mirë që kanë dal mbi egot e dikujt”, tha ai.

Për zgjedhjet e tetorit, Memli Krasniqi është i bindur se PDK do të kthehet dhe do ta tregojë fuqinë e vërtetë, deri sa e përjashtoi mundësinë që të kandidojë për kryetar të Prishtinës, tani për tani.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb