GREQI- Krerët e kreditorëve të Greqisë, kuarteti (BE, FMN, BQE, ESM) do të zhvillojnë sot pasdite në Athinë një cikël të ri vlerësimi të planit të masave shtrënguese, rënë dakort me qeverinë për vijimin e kredive në vendet me vështirësi financiare.

Bisedimet me institucionet do të nisin sot rreth orës 17:00 sipas orës lokale, ku ministri i Financave, Eucleides Tsakalotos do të udhëheqë palën greke në negociata, sipas një komunikate ministrore.

Për kuartetin do të marrin pjesë në bisedime Declan Costello i Komisionit Evropian, (BE), Rasmus Rüffer i Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Nicola Giammarioli nga Mekanizmi i Stabilitetit Evropian dhe Delia Velculescu për Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN).

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: